Rummenigge, për James: “Nuk bëjmë trafikim me njerëz”

Futboll

Rummenigge, për James: “Nuk bëjmë trafikim me njerëz”

Më: 27 maj 2019 Në ora: 19:21
James Rodrigues

Kryetari i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka hedhur poshtë mundësinë e blerjes dhe shitjes në të njëjtën kohë të James Rodriguez këtë verë, duke thënë se klubi nuk është për “trafikime njerëzore”.

27-vjeçari mund të rikthehet në Real Madrid në qershor, pas dy viteve huazimi te kampioni i Bundesligas.

Bayern ka opsionin e blerjes së Rodriguez për 37 milionë dhe më pas mund ta shesë atë për më shumë se 70 milionë, pasi e duan shumë klube evropiane.

Një veprim të tillë, Rummenigge e krahason me “trafikime njerëzore”, duke lënë të kuptohet se nëse vendosin ta mbajnë, s’do ta bëjnë vetëm sepse mund ta shesin më shtrenjtë gjatë verës, por që mund t’i hy në punë klubit.

“Nuk është ky stili i Bayern. Nuk duam të bëjmë trafikime me njerëz, për ta shtyrë atë diku tjetër për të fituar më shumë para. FC Bayern kurrë s’ka vepruar në atë mënyrë”, tha Rummenigge për AS.

“Do të mblidhemi javën e ardhshme dhe do të vendosim çfarë të bëjmë. Do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë në tavolinë dhe më pas do të vendosim”.

Për dy sezone, James ka bërë 67 paraqitje për Bayernin dhe ka shënuar 15 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat