Vojvoda, pas transferimit te Standard Liege: “Është bukur të kthehesh në shtëpi”

Futboll

Vojvoda, pas transferimit te Standard Liege: “Është bukur të kthehesh në shtëpi”

Më: 27 maj 2019 Në ora: 20:53
Mergim Vojvoda

Vojvoda është shumë i lumtur me kthimin te Standard Liege.

Standard Liège përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, ka konfirmuar transferimin e Mërgim Vojvodës nga skuadra e Royal Excel Mouscron.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë katër vjeçare. Ai u ble për rreth një milion euro.

Vojvoda do ta veshë fanellën me numrin 27 te Standard de Liege.

24-vjeçari rikthehet atje ku qëndroi nga viti 2011 deri më 2014, më pas u huazua për dy vite te Sint-Truidense dhe Carl Zeiss Jena, për t’u shitur më pas te Mouscron në vitin 2016.

“Sa bukur është të kthehesh në shtëpi, në klubin më të mirë në Belgjikë”, ka shkruar lojtari në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat