Sot priten largime të shumta nga Milani

Futboll

Sot priten largime të shumta nga Milani

Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:44
Sot priten largime të shumta nga Milani

Ivan Genaro Gattuso nuk do të jetë trajneri i Milanit në edicionin 2019-2020.

Lajmi është përhapur me shpejtësi në mediat italiane gjatë darkës së të hënës dhe tashmë ka filluar diskutimi se kush do të jetë pasardhësi i tij.

Gattuso kishte një takim në ambientet e klubit me Ivan Gazidis, me të cilin ka diskutuar planet e të ardhmes.

Sipas mediave italiane, nuk është gjetur gjuha e përbashkët për të vazhduar bashkë dhe ditën e sotme, me përjashtim të ndonjë surprize të madhe nga pronarët e klubit, do të zyrtarizohet lamtumira e trajnerit.

Bashkë me Gattuson do të largohet sot edhe Leonardo, ndërsa mbetet ende në strukturat e kuqezinjve Maldini.

Për të dy të larguarit do të ketë një dëmshpërblim financiar për kontratën e lënë në mes.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat