Gattuso largohet nga Milan, ja fjalët e tij prekëse

Futboll

Gattuso largohet nga Milan, ja fjalët e tij prekëse

Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:35
Genaro Gatusos

Konfirmohet lajmi i mbrëmjes së djeshme për largimin e Genaro Gatusos nga stoli i Milanit.

Ka qenë vetë tekniku që për nëpërmjet një deklarate për La Repubblica ka konfirmuar "divorcin" me kuqezinjtë.

"Vendimi për t’u larguar nga Milani nuk është i lehtë, por është një vendim që duhet ta marr. Nuk kishte një moment të saktë, në të cilin e pata peshuar këtë vendim.

Ishte shumatorja e këtyre 18 muajve si trajner i një ekipi, që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerët. Këto muaj jetova me pasion të madh, ishin 18 muaj të paharrueshëm. A po heq dorë nga një kontratë 2-jeçare? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë një çështje parash”, u shpreh Gatuzo.

41-vjeçari refuzon kështu një shumë prej 5.5 milionë euro, që Milani duhet t’i paguante trajnerit si dëmshpërblim për prishjen e kontratës, e cila skadonte në 30 qershor të vitit 2021. Ky vendim për anulimin formalisht të kontratës vjen për shkak të lidhjes së fortë shpirtërore që Rino ka me skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat