Ibrahimi: Partizani është shtëpia ime e dytë

Futboll

Ibrahimi: Partizani është shtëpia ime e dytë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:41
Ibrahimi: Partizani është shtëpia ime e dytë

Mbrojtësi nga Kosova, Labinot Ibrahimi, është ndër me të mirët në Kampionatin Shqiptar. Labi është krenar që me Partizanin e Tiranës janë kampion të ri, trofe që e sollën pas 26 viteve në vitrinat e klubit me renome!  Ish futbollisti i Ulpianës dhe Prishtinës, qe 6 vitet me plotë sukses luan në fanellën e Partizanit, me të cilën po shënon suksese të mëdha, tani me mendje që të jenë sa më të përgatitur për garat kualifikuese në Champions League. Pas 35 javëve në Kampionati Shqiptar, Partizani është në krye me 69 pikë, 13 më shumë se Kukësi, me të cilën të dielën që e lamë pas barazuan me rezultat 1:1.

“Bota sot”: Si ndjeheni me Partizanin kampion, skuadër që e fiton titullin pas një kohe të gjatë përkatësisht pas 26 viteve?

Labinot Ibrahimi: Ndihem shumë mirë! Kam kohë që jam pjesë e Partizanit, u bën 6 vite këtu. Ky ka qenë viti më i mirë që kur kam ardhur te Partizani

“Bota sot”: Sa ishte vështirë rruga deri të titulli?

Labinot Ibrahimi: Me të thënë të drejtën ishte një vit me plotë vështirësi, pasi qysh nga fillimi i kampionatit e deri tani kemi qenë në vend të parë, por të mbash vendin e parë nuk është e lehtë, u desh shumë punë, sakrificë, djersë e mundim. Besoj që e kemi dhënë si ekip 200%.

“Bota sot”: A keni pritur se do të jeni 13 pikë para Kukësit dhe cili ishte çelësi i këtij suksesit?

Labinot Ibrahimi: Në fillim nuk kam besuar por nga ndeshja në ndeshje gjërat ndryshuan dhe me plotë meritë jemi 13 pikë larg Kukësit. Ka qenë një skuadër me çuna të rinj, me punë dhe me disiplinë ia arritëm qëllimit. Çelësi i suksesit është nga presidenti, drejtori, trajneri me kolegët, edhe çunat së bashku me mua kemi bërë një punë shumë të madhe.

“Bota sot”: A mendoni se Partizani do të jetë një ekip e fortë në garat evropiane?

Labinot Ibrahimi: Shpresoj se po, në qoftë se do të jetë ky grup lojtarësh dhe stafin që kemi, mund të arrijmë shumë në kupat evropiane.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me Partizanin?

Labinot Ibrahimi: Me Partizanin jam shumë i kënaqur qysh kur kam ardhur në fillim e deri me tani ndihem si në shtëpinë time. Partizani është bërë shtëpia ime e dytë. Kam kaluar shumë momente të mira por ka pas edhe momente të këqija, plotë emocione, mundim, sakrificë por në përgjithësi me vetën time jam tepër i kënaqur.

“Bota sot”: A mendoni se ka qenë prej kampionateve me të forta në vitet e fundit në Shqipëri?

Image

Prapa me të kuqe Ibrahimi

Labinot Ibrahimi: Unë them që ka qenë një kampionat i fortë, më i fortë nga gjithat por njerëzit e vlerësonin si jo shumë me rivalitet, ngaqë u shkëput nga ekipet tjera me shumë pikë edhe u duk shumë i lehtë. Por të them të vërtetën ka qenë i fortë.

“Bota sot”: Cili është synimi juaj?

Labinot Ibrahimi: Synimi im me Partizanin është që të arrijmë sa më shumë në kupat evropiane dhe t’i tregojmë gjithëve që nuk jemi rastësisht në vend të parë. Kurse në aspektin tim shpresoj të jem akoma me Partizanin edhe për shumë kohë. Shpresoj me këto paraqitje që kam bë me Partizanin ndoshta e meritoj një ftesë nga kombëtarja e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat