Sokoli: Kosova ka gjasa të dalë me rezultat pozitiv nga dy ndeshjet e Qershorit

Futboll

Sokoli: Kosova ka gjasa të dalë me rezultat pozitiv nga dy ndeshjet e Qershorit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:11
Ekipi Kosoëvs

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

Kosova do të luajë, me Malin e Zi dhe me Bullgarinë në udhëtim. Dy ndeshje mjaft të vështira për djelmoshat e Bernard Challandes, duke ditur se ai nuk do të ketë në dispozicion disa prej lojtarëve kryesor.

Image

Trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli i konsideron shumë të vështira këto dy ndeshje për Kosovës, por gjasat që të Kosova të dal me rezultat pozitiv ekzistojnë.

“Kundërshtaret e Kosovës në këto dy ndeshjet e ardhshme janë mjaft cilësor dhe do të jenë ndeshje te vështira për Kosovën,” tha fillimisht për KosovaPress Sokoli.

Sipas Sokoli mungesa e disa prej lojtarëve të Kosovës, nuk do të ketë ndikim në taktikat e Bernard Challandes.

“Kosova ka lojtarë qe luajnë në nivele të larta dhe nuk do të ketë  ndikim në taktiken qe aplikon  përzgjedhësi Bernard Challandes”, shtoi ai.

Image

Ndërkaq sa i përket rezultatit të këtyre ndeshjeve, profa beson në djelmoshat kosovar dhe shpreson që në fund ata të dalin me rezultat pozitiv nga këto dy ndeshje.

“Kosova ka gjasa me dalë me rezultate pozitive nga këto ndeshje edhe pse do te jetë shumë vështirë”, përfundoi profa.

Kujtojmë që Kosova ndeshjet e parë me Mali e Zi e zhvillon me datën 7 Qershor, në Podgroicë, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojë për në Bullgari.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat