Foto e vitit 1978, njeriu që ishte halë në sy nga regjimi i Serbisë!

Futboll

Foto e vitit 1978, njeriu që ishte halë në sy nga regjimi i Serbisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:45
Bajram Neziri në mes, majtas motra dhe djathtas bashkëshortja

Kjo foto është realizuar para 41 viteve! Është njeriu që në vitet e 90-ta ka qenë alfa dhe omega e futbollit të Republikës së Kosovës, vazhdimisht ka qenë halë në sy nga pushtuesi serb. Bajram Neziri, e kush tjetër!  

Fotoja që e ka publikuar ai, kur kishte vetëm 28 vjeç, në vitin 1978, dëshmon bukurinë e tij. Një djalosh simpatik, me flokë që shumëkush ia kishe lakmi. Majtas është motra e tij dhe djathtas bashkëshortja.

Image

Bajram Neziri

Njeriu që bëri shumë për futbollin e Republikës së Kosovës, që nga koha kur e kishte kryetar të FFK-së, Agim Bytyçin, pastaj Rexhep Abdullahun, dy kryetarë të kohës së okupimit dhe pas luftës pak ka qenë Abdullahu, kur në vitin 2000 vjen Sabri Hashani kryetar dhe pastaj edhe i ndjeri Fadil Vokrri.

Të gjithë kishin fjalë të mëdha për Nezirin, për njeriun që pa dyshim mund të quhet edhe vlerë kombëtare, që ruajti me shumë fanatizëm tërë dokumentacionin e kohës më të vështirë të ekzistimit të futbollit tonë, të kohës kur u sulmuan nga të gjitha anët nga regjimi kriminal serb.  Bajram Neziri tash e një kohë është në pension, por njihet nga njerëzit me modest që njeh bota e futbollit, gjithnjë i qetë dhe gjithnjë këshillues për brezat e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat