Osmani: Deri më 17 qershor do të punojmë në Tetovë

Futboll

Osmani: Deri më 17 qershor do të punojmë në Tetovë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:56
Osmani: Deri më 17 qershor do të punojmë në Tetovë

Shkëndija e Tetovës  mbyllin sezonin garues 2018/2019 si kampionë të vendit dhe duke ditur se titulli i tretë në histori ishte siguruar prej kohë më parë, ndeshja e fundit me Renovën nuk kishte kurfarë vlere në aspket të rezultatit. Disfata 3:2 nuk ndryshon asgjë për Shkëndijën që edhe këtë ndeshje inkuadroi formacionin rezervë dhe disa lojtarë nga ekipi i juniorëve.

“Humbja si humbje nuk është e mirë, por ne jemi në situatë të volitshme që jo vetëm të kombinojmë formacionin por inkuadruam disa futbollistë nga ekipi i juniorëve. Kjo na mundësoi të kemi pasqyrë më të mirë për vitin e ardhshëm. Mendoj se në këtë drejtim i’a arritëm qëllimit pasi mundëm të shohim se disa lojtarë kanë potencial. Në 40 minutat e para ishim shumë të mirë, avansuam dhe kontrollonim lojën. Pastaj ndodhi një rënie e koncentrimit që ekipe me përvojë si Renova dinë ta ndëshkojnë. Në përgjithësi nëse heqim rezultatin unë jam i kënaqur me atë që pamë në këtë ndeshje”, shprehet trajneri Qatip Osmani që mbyll sezonin e dytë me rradhë me titullin e kampionit me kuqezinjtë.

“Jam i lumtur që sërish dominuam dhe dolëm kampion dhe tashmë mendimet tona drejtohen ka faza përgatitore dhe Europa. Menjëherë pas ndeshjes lojtarët i kemi lëshuar në pushim dhe ata do të jenë të lirë deri më 7 qershor. Deri më 17 qershor do të punojmë në Tetovë, pas çka pason faza përgatirore në Slloveni ku mes tjerash do të zhvillojmë edhë 4-5 ndeshje kontrolluese“, përfundoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat