Largohet nga Milani me kokëdhimbje

Futboll

Largohet nga Milani me kokëdhimbje

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:04
Largohet nga Milani me kokëdhimbje

Trajneri Gennaro Gattuso konfirmoi se kanë qenë 18 muaj të paharrueshëm në drejtimin e Milanit, teksa në një intervistë për “La Repubblica” pranoi tërthorazi se do të largohet nga drejtimi i skuadrës, kuqezi, pasi të hënën mbrëma ka patur një takim me CEO-n, Ivan Gazidis ku kanë vendosur shkëputjen e bashkëpunimit edhe pse ka 2 vite kontratë të mbetura.

Largimi i Gattuso është lajm i mirë për Franck Kessie, i cili pati një përplasje me trajnerin para disa javësh dhe për të ishte vendosur që të nxirrej në shitje. Mirëpo me largimin e ish-lojtarit të Milanit nga pankina, hapen mundësi të reja për mesfushorin.

Kessie është në pritje të ftesës nga Bregu i Fildishtë, ku do të luajë në Kupën e Kombeve të Afrikës, që zhvillohet në Egjipt. Deri në atë kohë do të presë me kërshëri edhe të ardhmen e tij, pasi tek Milan ai është lojtari që ka luajtur më shumë këtë sezon me 3625 minuta në fushë. Në total janë 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asisit.

24-vjeçari mund të bëhet pjesë e projektit të Milanit sipas Gazidis, i cili dëshiron vetëm lojtarë të rinj, për t’i promovuar dhe më pas për t’i shitur ato, derisa klubi të rregullojë bilancin financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat