Neymar nuk është më kapiten i Brazilit

Futboll

Neymar nuk është më kapiten i Brazilit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:23
Neymar

Trajneri i kombëtares braziliane, Tite ka ndërruar kapitenin në prag të Kupës së Amerikës.

Neymar mbetet pa shiritin e kapitenit në përfaqësuesen e Brazilit para nisjes së turneut të Kupës së Amerikës.

Tite ka vendosur që kjo përgjegjësi para kësaj ngjarjeje të rëndësishme që do të zhvillohet pikërisht në Brazil t’i kalojë 36-vjeçarit Dani Alves. Vendimi i bë publik nga vetë Federata Braziliane e Futbollit.

“Vendimi është shpjeguar Neymarit nga vetë trajneri Tite,”, thuhet në njoftim.

Ky sanksion ndaj sulmuesit është marrë për shkak të sjelljes së tij të pahijshme (goditi një tifoz të skuadrës kundërshtare), në përfundim të Kupës së Francës ndaj Rennes.

Trajneri Tite, kur bëri publike listën e futbollistëve për turneun kontinental që do të zhvillohet nga data 14 qershor deri më 7 korrik, u shpreh se Neymar kishte gabuar dhe se do të fliste me të sy më sy para se të merrte vendimin përfundimtar për çështjen e kapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat