Rafet Prekazi fillon përgatitjet kundër Turqisë dhe Andorrës

Futboll

Rafet Prekazi fillon përgatitjet kundër Turqisë dhe Andorrës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:42
Rafet Prekazi fillon përgatitjet kundër Turqisë dhe Andorrës

Kombëtarja e Kosovës U21 i ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2021, që do t’i zhvillojë kundër Andorrës (më 6 qershor si mysafire) dhe kundër Turqisë (më 11 qershor në Prishtinë). Në stërvitjen e parë, e cila u mbajt në stadiumin e Flamurtarit, përzgjedhësi Rafet Prekazi, me ndihmësit Erdogan Celina e Naser Prapashtica kishte në dispozicion 20 futbollistë, derisa nga e mërkura ekipit do t’i bashkohen lojtarët që në fundjavë kishin ndeshje Lirim Kastrati, Besfort Kolgeci dhe Kreshnik Krasniqi, derisa më 1 qershor vjen Roni Gashi dhe më 3 qershor Arbenit Xhemajli, lojtarë të cilët ende kanë obligime ndaj klubeve të tyre. Gjatë seancës së sotme vërehej disponim shumë i mirë lojtarëve, të cilët për rreth 2 orë stërvitën me përkushtim. Kombëtarja U21 do t’i vazhdojë stërvitjet në stadiumin e Flamurtarit çdo ditë deri më 3 qershor para se të marrë rrugë për në Andorrë për ndeshjen e parë kualifikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat