Perez e pranon: E dua transferimin e Hazard

Futboll

Perez e pranon: E dua transferimin e Hazard

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:19
Perez/ Hazard

Ylli belg pritet t’i bashkohet Real Madridit në afatin kalimtar veror.

Ka disa vite që Eden Hazard ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me fanellën e Real Madridit.

Pasi që ka vendosur të largohet nga Chelsea në fund të stinorit, belgu duket se do ta plotësojë ëndrrën e tij, pasi edhe vetë Reali ka bërë hapa përpara për të nënshkruar me të.

Presidenti Florentino Perez, ka deklaruar që do të dëshironte ta ketë në ekip një lojtar si Hazard dhe se po punohet shumë që të arrihet marrëveshja.

“Jam shumë i interesuar që ai të vijë te Real Madridi dhe shpresoj shumë që do të vijë këtë vit. Hazard është një nga më të mirët në botë”, tha Perez.

Kjo deklaratë e tij qartëson edhe më shumë situatën dhe duket se zyrtarizimi i Hazard te Reali është vetëm çështje kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat