Gattuso po largohet, këta janë tre kandidatët për trajner të Milanit

Futboll

Gattuso po largohet, këta janë tre kandidatët për trajner të Milanit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:56
Gennaro Gattuso

Klubi italian ka nisur punën për të gjetur trajnerin e ri që do ta udhëheqë skuadrën.

Gennaro Gattuso ka njoftuar largimin nga Milani, pas dështimit që edhe këtë vit ta kthente skuadrën në Ligën e Kampionëve. Tani Rossonerët duan ta gjejnë njeriun me të cilin shpresojnë se do t’i kthehen sukseseve.

Tre janë emrat që pëlqehen nga drejtuesit e Milanit dhe Gazzetta dello Sport ka zbuluar se kush janë ata.

Leonardo Jardim që është trajner i Monacos, Marco Giampaolo i Sampdorias dhe Eusebio Di Francesco aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Roma.

Ai që preferohet më shumë është Di Francesco edhe për faktin që nuk ka asnjë angazhim me skuadra të tjera, por edhe Jardim i cili ka pasur suksese me ekipin francez ndër vite.

Në ditët në vijim do të mësohet se kush do të jetë trajneri i cili do ta drejtojë Milanin për vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat