Lojtari që ishte në bisedime me Kosovën, ftohet te kombëtarja e Austrisë

Futboll

Lojtari që ishte në bisedime me Kosovën, ftohet te kombëtarja e Austrisë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:31
Lojtari që ishte në bisedime me Kosovën, ftohet te kombëtarja e Austrisë

Futbollisti shqiptar që aktivizohet në Austri, Albert Vallçi, është ftuar te kombëtarja e Austrisë për t’u grumbulluar për dy ndeshjet e qershorit. Austria do të ndeshjet me Slloveninë e Maqedoninë e Veriut në muajin e ardhshëm në kualifikimet për ‘Euro 2020’, shkruan Insporti. Vallçi i ftuar për dy ndeshjet e radhës te kombëtarja e Austrisë. Vallçi i cili me pozitë është qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe në krahë, së fundmi shkëlqeu me Red Bullin ku realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë.23-vjeçari që tani është ftuar te Austria, disa javë më parë ka qenë në bisedime me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, për t’iu bashkuar Kosovës. Futbollisti shqiptar që prej moshës 14-vjeçare luan në futbollin austriak, teksa së fundmi iu bashkua skuadrës së madhe Red Bull Salzburg. Vallçi është i lindur në Voitsberg të Austrisë dhe luan te skuadra e famshme austriake Red Bull Salzburg, ku u transferua në janar të këtij viti nga FC Wacker. Në kampionatin austriak lojtari është paraqitur në 26 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat