Liverpool me mungesë të madhe në finale ndaj Tottenham

Futboll

Liverpool me mungesë të madhe në finale ndaj Tottenham

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Është konfirmuar një mungesë e madhe te skuadra e Liverpoolit para finales së madhe në Ligën e Kampionëve.

“The Reds” do të përballen me rivalët e Tottenham Hotspur në finalen e madhe të 1 qershorit, e cila do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Atletico Madridit.

Para kësaj ndeshjeje, stafi mjekësor i Liverpoolit ka dhënë një lajm të keq për trajnerin Jurgen Klopp dhe tifozët e nënkampionëve të Anglisë.

Naby Keita nuk do të jetë pjesë e skuadrës për finalen ndaj Tottenhamit.

Sigurisht që kjo do të jetë një humbje e madhe për Klopp në repartin e mesfushës.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Guineas e ka përfshirë lojtarin në listën e skuadrës për ndeshjet e Kupës së Afrikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat