Veç Prishtina e Drita, Kosovës i kanë sjell pikë më shumë se 24 shtete

Futboll

Veç Prishtina e Drita, Kosovës i kanë sjell pikë më shumë se 24 shtete

Nga: Avni Durmishi Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:03
Avni Durmishi

Në edicionin 2017/18 ka qenë viti i fundit i mënyrës së vjetër të nxjerrjes se koeficientit nga UEFA, e edhe ashtu Kosova me dy ekipet e saj pat përjetu nga 4 ndeshje po aq humbje (0 pikë) dhe kishte marr veç koeficient per klube nga pjesëmarrja, Prishtina 0,250 e Trepça '89 0.500, por shtetit/Ligës s'i kishin pru asnjë pikë.
Më 2018/19 ndërron mënyra e koeficientit dhe pjesëmarrja ngritët për 0.250 pikë dmth automatikisht nga rangu ku bije dhe duke e ditë që çdo skuadër kampione i jepet mundësia që pas eliminimit të transferohet në UEFA Ligë, dhe nga raundi preliminar nëse eliminohesh poentohesh nga 0,5 duke iu shty nga gjysë pike deri në raundin e play-offit (5 raunde).

Dhe, Prishtina prej katër ndeshjeve pati arriti 1 fitore e 3 barazim (nuk vlerësohen penalltitë, vetëm ndeshja e rregullt 90 apo 120 minuta) që dmth 2.500 pikë (1,000 për 1 fitore dhe 3 herë nga 0.500 për 3 barazime. Në anën tjetër Drita nga 6 ndeshjet e saj pati arrit dy fitore e një barazim dmth njëjtë sa Prishtina, 2.500 pikë. Koeficienti i dy skuadrave shumohet dhe përpjestohet me numrin e skuadrave pjesëmarrëse të shtetit çka Kosovën e pati bë me numër shumë të madh pikëve çka automatikisht ia ka siguru Kosovës +1 ekip më shumë nga edicioni 2020/21 (defakto ia ka marr San Marinos 1).

Pra, për çdo ekip tonin me rëndësi është mos me i humb ndeshjet dhe automatikisht të sjellë pikë, fitoret edhe ma mirë se të sjellin numrin maksimal të pikëve. Po ashtu, suksesi apo mossuksesi i Prishtinës dhe Feronikelit sivjet/automatikisht të largojnë apo të shtojnë (por edhe munden me mbet njëjtë 3 skuadra) për edicionin 2021/22.

Tu e pa Dritën dhe Prishtinën edicionit të kalum, me gjasë të madhe me veç suksesin e vitit të kalum, për edicionin 2021/22 Kosova lehtësisht kish mujt me ja marr edhe një vend shteteve direkte në këto përballje si Gjibraltarit, Ishujve Faroe , Uellsit e deri te Irlanda e Veriut. 
Pri/Dri Kosovës me 2.500 pikë vjet e patën lanë mbrapa krejt këto shtete:
Azerbajxhani (2,375), Polonia (2,250), Lihtenshtajni (1,500), Rumania (2,375), Maqedonia (1,000), Shqipëria (1,000), Moldavia (1,125), Irlanda (1,000), Bosnja (2,000), Letonia (1,625), Malta (1,500), Armenia (1,500), Finlanda (0,875), Islanda (1,500), Uellsi (1.000), Gjibraltari (1,000), Gjeorgjia (1,625), Gjeorgjia (1,625), Estonia (0,500), Mali i Zi (0.375), Ishujt Faroe (1,125), Irlanda e Veriut (0,500), Andorra (0.833), San Marino (0.500). 
Ndërsa koeficienti i klubit, në këtë rast Prishtina e cila ka 1,250 (për pjesëmarrje/eliminim në raundin e parë më 2017 i pati marrë 0.250 dhe vitin e kaluar po ashtu në eliminim në raundin e parë 1,000) pas eliminimit/shkuarjes në sa më shumë raunde.
Prishtina meniherë pas dy pjesëmarrjeve ia ka dal me qenë bartëse qoftë edhe në parakualifikime e që s'është pak.
Por, me suksesin eventual të Prishtinës dhe Feronikelit sivjet, kena shanca të mira me ik raundit paraeliminator të paktën sigurt për edicionin 2021/22, por me jo pak gjasa edhe të 2020/21.

Autori është zëdhënës i FC Prishtinës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat