Hazard: Triumfi në Ligën e Evropës mënyrë e përkryer për t’i thënë Chelseat lamtumirë

Futboll

Hazard: Triumfi në Ligën e Evropës mënyrë e përkryer për t’i thënë Chelseat lamtumirë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:31
Eden Hazard

Eden Hazard ka thënë se triumfi në finale të Ligës së Evropës kundër Arsenalit do të ishte një mënyrë e përkryer për t’i dhënë lamtumirën Chelseat, nëse do të largohet nga klubi këtë verë.

Pas përfundimit të këtij sezoni, Hazardi tregoi se tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen e vet, i cili do të bëhet publik pas finales së garës dytësore evropiane në Baku.

Sky Sports mëson se Chelsea i do hiç më pak se 147 milionë euro për belgun, por Real Madridi – që ka besim të madh se do t’ia dalë ta blejë atë – e vlerëson Hazardin jo më shumë se 100 milionë euro për faktin se ai ndodhet në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me klubin londinez.

Hazard këmbëngul se asgjë nuk është finalizuar rreth të ardhmes së tij, por e pranoi se fitimi i trofeut në Baku të mërkurën do të ofronte një lamtumirë të duhur.

“Kjo është garë evropiane, prandaj për mua, për klubin, për trajnerin, për tifozët, është diçka shumë e rëndësishme”, tha Hazard.

“Kur luan në një finale, nuk ka rëndësi se a është në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës apo Kupën e Ligës, gjithmonë dëshiron ta fitosh dhe ta sjellësh atë në shtëpi dhe ta festosh me tifozët”, shtoi ai.

“Thjesht dua ta fitoj këtë trofe, kjo është e gjitha. Nuk ka rëndësi se a shënoj apo jo. Nëse është ndeshja ime e fundit, shpresoj se do ta fitoj këtë trofe”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat