Klopp tek Juventus – Përgjigjet tekniku gjerman

Futboll

Klopp tek Juventus – Përgjigjet tekniku gjerman

Më: 28 maj 2019 Në ora: 18:07
Jurgen Klopp

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp foli për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit në Sky Italia – por edhe sqaroi thashethemet lidhur me një lëvizje të mundshme të tij në Juventus.

“Çdo finale është e veçantë dhe unë gjithmonë e përgatis atë në të njëjtën mënyrë që kam bërë në të kaluarën.

“Nëse do t’i kisha fituar ato finale unë do të isha më i lumtur por përgatitja ishte e njëjtë. Pra ky ekip është më i mirë që kam sjellë ndonjëherë në një final “.

“Tottenham është një skuadër shumë e fortë, por ne duhet të fitojmë. Mund të jetë momenti më i mirë në karrierën time nëse fitojmë titullin, por vetëm nëse fitojmë”.

SERIE A – “Sigurisht që është një ligë që më pëlqen, është vërtet emocionuese, por të gjitha këto thashetheme që dëgjoj për Juventusin janë gjëra që nuk kanë kuptim fare. Nuk ka asgjë të vërtetë për këtë.

Nuk do të largohem nga Liverpooli, e di shumë mirë Serie A, e ndjek dhe e pëlqej, por unë do të qëndroj në Liverpool “, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat