Sot po shkelën vlerat, nuk je në parti nuk je askushi! Dervishi: Pak ka rëndësi pse nuk jam me ju - Bota Sot
Sot po shkelën vlerat, nuk je në parti nuk je askushi! Dervishi: Pak ka rëndësi pse nuk jam me ju

Futboll

Sot po shkelën vlerat, nuk je në parti nuk je askushi! Dervishi: Pak ka rëndësi pse nuk jam me ju

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2019 Në ora: 18:15
Ramiz Dervishi

Mentaliteti i disave në Kosovë është për keqardhje, sepse vlera nuk çmohet, aq më keq nuk je anëtar i ndonjë partie, mjerisht nuk je askushi. Trajneri Ramiz Dervishi, dikur ka qenë në klubin kampion Feronikeli nga Drenasi, tani nuk është në asnjë ekip, fatmirësisht punon si profesor në shkollën e mesme. Ky njeri që dha shumë për futbollin e Kosovës, sot nuk është i angazhuar askund. A mos vallë ky njeri është apolitik dhe kjo po i hakmerret fortë e keq? A duhet të jemi gjithsesi në politikë që të na çmojë dikush? Dervishi është master i kulturës fizike, mëkat  që sot mos të jetë në asnjë pozicion futbolli.

 “Ju që ishit familja ime e dytë për mbi 30 vite. Ju që më bëtë të ndjehem krenar mua dhe qytetin tim Drenas 
Edhe pse jo në mesin tuaj emocionet ishin po ato të njëjta sikur në kohën kur isha pranë jush!.
FALEMINDERIT! Pak ka rëndësi pse nuk jam me ju, rezultatet tregojnë të kuptohet e vërteta!???
Jam i lindur me shpirt sportisti, kam studiuar sportin që është vet jeta ime i tillë do të mbetëm për gjithë jetën. Suksese dhe mbarësi klubit të qytetit tim - FERONIKELI!”, kështu ka shkruar Dervishi ditë me parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...