Deklaratë e fuqishme e Granit Xhakës

Futboll

Deklaratë e fuqishme e Granit Xhakës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:10
Deklaratë e fuqishme e Granit Xhakës

Finalja emocionuese në Europa League në futboll, do të luhet nesër në orën 21.00 në stadiumin “Olympic” në Baku të Azerbajxhanit.  Arsenali kërkon trofeun, që në fakt do t’ia siguronte edhe kualifikimin direkt në Champions League, kurse Chelsea beson e shpreson se do të fitojnë këtë garë të madhe.  Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka deklaruar se klubi i tij thjesht nuk mund ta humbasë pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e tretë me radhë. “Duhet të jemi në Champions League. Ne nuk kemi luajtur aty për dy vite, prandaj duhet të jemi patjetër sezonin e ardhshëm.

Të gjithë: lojtarët, tifozët, klubi; duam të luajmë kundër rivalëve më të mirë. Dhe skuadrat më të mira janë në Champions League. Ne mund të flasim për sezonin, të themi çfarë ishte e mirë dhe e keqe, çfarë mund të ndodhë nëse fitojmë Europa League. Kemi pasur një sezon të mirë, por e kemi humbur paksa rrugën në pesë ndeshjet e fundit. Meqë jemi në finalen e Europa League, mund ta fitojmë një trofe dhe përmes tij të shkojmë në Champions League. Kam shumë besim, do ta bëjmë këtë. Trajneri Emery e ka fituar tri herë Europa League dhe mundohet të na frymëzojë me përvojën e tij. Ai do të bëhej trajneri i parë, nëse e fiton edhe kësaj here, që kompleton ‘pokerin’ në këtë kompeticion europian. Nëse ke qenë tri herë në finale të Europa League, me siguri ke shumë përvojë, e di se çfarë është presioni.

Pra, jemi me fat që kemi një trajner si Emery. Çdo gjë tjetër mbetet brenda grupit tonë. Ai mundohet të na e largojë presionin, por nëse je në finale, diçka e tillë ekziston gjithmonë. Dy finalet angleze tregojnë se sa i fortë është kampionati. Premier League është më e forta në botë, më e mirë edhe se La Liga në Spanjë. Unë kurrë nuk kam luajtur në Spanjë, por kam luajtur në Gjermani, kam luajtur këtu dhe vetëm me përvojën time mund të them se në Angli luhet futbolli më i fortë në botë. Megjithatë, nuk dua të flas për të kaluarën, por vetëm për finalen. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë nga sezoni që u mbyll në Premier League. Ajo që mund të ndryshojmë është të fitojmë Europa League dhe të kthehemi në Champions League”, tha Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat