Klop trajneri i ardhshëm i Juventusit? Ja si përgjigjet gjermani përpara finales së Championsit

Futboll

Klop trajneri i ardhshëm i Juventusit? Ja si përgjigjet gjermani përpara finales së Championsit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:25
Jurgen Klopp

Juventus është në kërkim të një trajneri pas largimit të Alegrit. Një listë e gjatë me emra qarkullon në ambientet bardhezi, por duket se drejtuesit do të marrin kohën e mjaftueshme. Një ndër ta është edhe gjermani Jurgen Klop, i cili ditën e shtunë do të luajë finalen e Championsit përballë Totenhemit.

I pyetur për këto zëra, Klop sqaron. “Të gjitha zërat që i dëgjoj këto ditë janë të pakuptimta. Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk do të largohem kurrë nga Liverpuli. Nuk kam asnjë arsye. Italia është vend i bukur, Seria A është e bukur, këtë e di.”, u shpreh ai për “Sky”.

Për sa i përket finales, Klop shtoi. “Të gjitha finalet janë të veçanta, do të jetë hera e tretë për mua në Ligën e Kampionëve. Do të përballemi me Totenhemin, një ekip i fortë, por ky Liverpul është gati, është ekipi më i mirë që unë sjell në fianale. Futbolli është i çuditshëm, do ta shohim si do të përfundojë. Nëse fitojmë, do të jetë momenti më i mirë i karrierës sime. Fitimi i titullit është mirë, por Champions është më mirë”, përfundoi gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat