Mbappe te Reali, deklarata e Zidane befason tifozët madrilenë

Futboll

Mbappe te Reali, deklarata e Zidane befason tifozët madrilenë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:40
Zinedine Zidane, Kylian Mbappe

Trajneri Zinedine Zidane ka qenë i pranishëm në një ndeshje bamirësie në Bordo, ku ka folur edhe për të ardhmen e sulmuesit francez Kylian Mbappe. Kohët e fundit është përfolur shpesh për një transferim të talentit 20-vjeçar te skuadra “merengues”, por Zidane nuk mendon kështu.

“Mbappe është mirë aty ku është”, ka thënë Zidane, duke lënë të nënkuptosh se sulmuesi kampion bote nuk do të lërë ekipin e PSG-së për të luajtur me Real Madrid. Gjithsesi, e ardhmja e Mbappe është ende e paqartë, duke qenë se kohët e fundit ka thënë se mund të lërë kampionët e Francës.

Kylian Mbappe ka një kontratë deri në vitin 2023 me PSG-në dhe për të siguruar shërbimet e tij Real apo çdo skuadër tjetër duhet të paguajë rreth 250 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat