Henderson zbulon se pse nuk i shkëmbyen fanellat me Messin

Futboll

Henderson zbulon se pse nuk i shkëmbyen fanellat me Messin

Më: 28 maj 2019 Në ora: 20:26
Jordan Henderson

Liverpooli e mposhti Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me një rezultat të pabesueshëm në 4:0.

Jordan Henderson ka zbuluar se ai ishte i habitur nga performanca e pabesueshme e Lionel Messi në ‘Camp Nou’ – por ka këmbëngulur që ai nuk dëshironte  ta shkëmbej fanellën me të.

A mendova të pyesja atë për fanellën e tij? Jo. Unë kurrë nuk kam bërë atë “, tha mesfushori i Liverpoolit për Sportsmail.

“Roy Keane më tha kur isha në Sunderland se nëse kërkon fanellën e dikujt, duket sikur ke frikë prej tyre.

“Siç doli – unë u ktheva në shtëpi me fanellën e Luis Suarez. Luis është një djalë i mirë dhe ai më dha atë si një gjest mirënjohje ngase kishim luajtur së bashku për Liverpoolin, tha Henderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat