Higuain përleshet me Luizin, Sarri e braktis stërvitjen e Chelseat

Futboll

Higuain përleshet me Luizin, Sarri e braktis stërvitjen e Chelseat

Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:26
Maurizio Sarri

Gjërat nuk duken aspak mirë në kampin e Chelseat, një ditë para finales kundër Arsenalit në Ligën e Evropës.

Në stërvitjen e së martës mbrëma, sulmuesi Gonzalo Higuain është përfshirë në një zënkë me mbrojtësin David Luiz, gjatë të cilës trajneri Maurizio Sarri e ka lënë fushën i tërbuar.

Chelsea dhe Arsenali do të luftojnë nesër në Baku për trofeun e garës dytësore evropiane, me këtë të fundit që përmes saj synon Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Por, gjërat nuk duken mirë për të kaltrit, pasi harmonia në ekip lë shumë për të dëshiruar një ditë para finales.

BT Sport Football ka publikuar një video në rrjetet sociale ku sulmuesi argjentinas dhe mbrojtësi brazilian shihen duke u zënë, me trajnerin që shfaq pakënaqësinë e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat