Vajzën e Pirlos e shkel makina

Futboll

Vajzën e Pirlos e shkel makina

Më: 28 maj 2019 Në ora: 22:39
Andrea Pirlo

Vajza 13-vjeçare e legjendës së futbollit italian, Andrea Pirlos, ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është shkelur nga një makinë të martën në Torino.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa dhe gazetës nga Torino, La Stampa, incidenti ndodhi të martën pasdite afër Piazza Vittorio.

Angela Pirlo u dërgua në spitalin Regina Margherita për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, pasi i ka shpëtuar aksidentit vetëm me disa mavijosje. 

Pirlo ndodhet në Torino, ku mori pjesë në një ndeshje bamirësie në stadiumin e Juventusit të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat