Emery zbulon diferencën mes Arsenal-it dhe PSG-së

Futboll

Emery zbulon diferencën mes Arsenal-it dhe PSG-së

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:10
Unai Emery

Unai Emery do të luajë një finale të Europa League të mërkurën në mbrëmje, por para se ta bëjë këtë, ai ka dashur të zbulojë atë që nuk ka funksionuar gjatë kohës që drejtonte Paris Saint-Germain. Në një intervistë të dhënë për "El Mundo", ai ka thënë:

"Këtu ka më pak presione, është gjithçka më e lehtë. Arsenal-i është një klub shumë i madh, por këtu ka edhe shumë nxehtësi dhe njerëzi. Janë të gjithë të gatshëm të të ndihmojnë. Kupton se ka një respekt të madh. Kur kam shkuar në Paris, kam kërkuar të flas menjëherë frëngjisht, por më janë përgjigjur me sarkazëm, kanë thënë se nuk ia dilja". 

"Në Londër përdor një anglishte shumë të thjeshtë, të gjithë më qeshin dhe më falënderojnë për tentativën. Në fillim, në Paris gjërat nuk shkonin mirë; Al-Khelaifi më tha se nuk duhej të shqetësohesha, sepse projekti ishte afatgjatë. Kemi fituar tre trofe, për ata donin Champions-in dhe aventura mbaroi". 

"Tek Arsenal ndihem mirë, për herë të parë nuk kam ndjesinë se duhet të mbijetoj. Klube të tjerë mund të kenë një potencial më të madh ekonomik, por historia e Arsenal-it dhe struktura që ka e bëjnë atë një nga dhjetë klubet më të mira të Europës". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat