Hazard: Kjo do të ishte lamtumira perfekte nga Chelsea!

Futboll

Hazard: Kjo do të ishte lamtumira perfekte nga Chelsea!

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:40
Eden Hazard

Të mërkurën, në 21:00, në Baku të Azerbajxhanit do të zhvillohet finalja e Europa League, që do të diskutohet mes Chelsea dhe Arsenal.

Në lidhje me këtë finale dhe mundësinë e largimit foli Eden Hazard, që theksoi se si çdo finale edhe kjo duhet fituar, ndërsa për të do të ishte një lamtumirë ideale largimi me një trofe.

“Është një kompeticion evropian dhe për të gjithë është e rëndësishme. Kur luan një finale nuk ka rëndësi nëse është në Champions League, Europa League apo League Cup, thjesht duhet ta fitosh. 

Thjesht dua të fitojë trofeun, kaq është. Nuk më intereson nëse shënoj. Nëse kjo është ndeshja ime e fundit, dëshiroj të sjell trofeun në shtëpi. A do ishte lamtumira perfekte? Po!”, me këto fjalë belgu vijon të pranojë se e  ardhmja e tij do jetë tek Real Madridi.

Hazard u ble nga Lille për 35 milionë euro në vitin 2012 dhe deri tani ka shënuar 108 gola në 351 ndeshje, duke fituar dy Premier League, një FA Cup, një Europa League dhe një League Cup. Në sezonin 2014-15 ai u shpall lojtari i sezonit, ku fitoi titullin me Chelsean, e drejtuar nga Jose Mourinho asokohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat