Icardi sërish kapiten, zbulohet lëvizja e parë e Conte tek Inter

Futboll

Icardi sërish kapiten, zbulohet lëvizja e parë e Conte tek Inter

Më: 29 maj 2019 Në ora: 00:53
Mauro Icardin

Antonio Conte pritet të zyrtarizohet këto ditë si trajner i Interit, gjithsesi vdekja e vëllait të Luciano Spallettit mund të shtyjë paska shkarkimin e tij.

Gjithsesi media spanjolle “Marca” ka zbuluar se plani i parë i Conte tek Inter është që të bindë Mauro Icardin që të mos largohet. Kjo është edhe vetë dëshira e sulmuesit, i cili e ka bërë të qartë këtë edhe me deklaratat e Wanda Naras, gruaja dhe agjentja e tij.

Gazeta spanjolle shkruan se për të kthyer balancën në ekip dhe për të rikthyer nivelin mental të 26-vjeçarit Conte do i rikthejë atij shiritin e kapitenit, duke ia hequr atë portierit Handanovic, i cili do të jetë zëvendës kapiten, ndërsa Diego Godin do jetë i treti në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat