Maldini mendon lamtumirën nga Milani, klubi i bën superofertën!

Futboll

Maldini mendon lamtumirën nga Milani, klubi i bën superofertën!

Më: 29 maj 2019 Në ora: 06:19
Paolo Maldini

Pas largimit të Leonardos dhe Gattusos, tashmë pronarët e Milanit, Elliott nuk duan të humbasin edhe një tjetër emblemë kuqezi, si Paolo Maldini. Kështu, sipas asaj që shkruan "Sky Sport", oferta që Gazidis duket se i ka bërë ish-kapitenit me numër 3 te "Djalli" është për të pasur më shumë përgjegjësi dhe një rol big.

Maldinit i është ofruar që të mbajë rolin e përgjegjësit të pjesës sportive, atë që mbulonte Leonardo. Maldini po mendohet dhe ende nuk ka kthyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat