E fundit: Conte ka nënshkruar me klubin e ri

Futboll

E fundit: Conte ka nënshkruar me klubin e ri

Më: 29 maj 2019 Në ora: 06:47
Antonio Conte

Trajneri italian, Antonio Conte ka nënshkruar sonte kontratë me klubin e Interit.

Italiani do të bëhet trajneri i ri i skuadrës ‘Nereuazure’, menjëherë pasi klubi zikaltër ta shkarkojë trajnerin Spalleti.

Conte ka qenë i papunë që prej shkarkimit nga klubi i Chelseas të cilët u detyruan t’ia paguajnë italianit 10 milionë euro dëmshpërblim.

Image

Drejtuesit e klubit zikaltër nuk kanë mbetur të kënaqur me performancat e ekipit këtë sezon dhe kanë vendosur ta emërojnë një trajner fitues në ekip.

Conte është një trajner i cili e ka dëshmuar veten në klube si Juventus dhe Chelsea, apo edhe në Kombëtaren e Italisë.

Interi pritet të bëjë transfere deri në 200 milionë euro këtë afat kalimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat