Tjetër lëndim për Neymar, largohet nga stërvitja

Futboll

Tjetër lëndim për Neymar, largohet nga stërvitja

Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:54
Neymar

Neymar u largua nga trajnimi i Brazilit të martën, ku 27-vjeçari duket se ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të majtë.

Ndërsa tenton një gjuajtje Neymar ndjen dhimbje në gju dhe, pasi u përpoq për të vazhduar stërvitjen, ai përfundimisht u detyrua të largohet jashtë fushës së bashku me mjekun e ekipit Rodrigo Lasmar.

Sipas Konfederatës së Futbollit të Brazilit (CBF), Neymar tashmë ka filluar trajtimin për lëndimin dhe do të mbetet për ta vlerësuar se sa do mungojë.

Lëndimi do të jetë një shqetësim i madh për Selecaon pasi ata përgatiten për të pritur Kupën e Amerikës, me ndeshjen e tyre hapëse që do të zhvillohet kundër Bolivisë në Sao Paulo më 14 qershor.

Para kësaj, Brazili do të përballet me Katarin më 5 qershor dhe Hondurasin katër ditë më vonë në miqësore, përpara se të takohet me Bolivinë, Venezuelën dhe Perën në grupin e Kupës së Amerikës.

Për Neymar, dëmtimi mund të përfaqësojë një tjetër pengesë pas një sezoni të frustrueshëm me klubin e PSG që e pa atë të luante në vetëm pesë ndeshje që pas rikthimit të tij në prill nga një dëmtim në këmbë të cilin e pësoi në janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat