Llumnica: Kosova me dy kundërshtar të vështirë, por presim rezultate pozitive

Futboll

Llumnica: Kosova me dy kundërshtar të vështirë, por presim rezultate pozitive

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:47
Foto

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të zhvilloj dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, në fillim të muajit qershor.

Kosova, ndeshjen e parë e zhvillon në Podgoricë ndaj Malit të Zi, ndërsa tri ditë më vonë udhëton për në Bullgari, por tu ndeshur me skuadrën bullgare.

Analisti i mirënjohur kosovar, Ardian Lluminca para këtyre dy ndeshjeve në një prononcim për KosovaPress shprehet optimist, mirëpo sipas tij kundërshtarët e Kosovës janë tejet të fort.
 

Image

“Në asnjë mënyrë nuk mund të themi që nuk janë kundërshtarë të fort, gjithnjë ne bazë të përvojës dhe cilësisë që kanë. Këtë na ka vërtetuar edhe ndeshja si vendas kundër Bullgarisë .Mendoj se Malazezet kanë skuadër të mirë, brenda grupit te tyre ka futbollist që janë të dëshmuar dhe që e bëjnë diferencën, përkundër Bullgarëve qe nuk kane aq emra në kombëtare por kanë përvojë si kombëtare dhe kanë grup homogjen të futbollistëve”, u shpreh ai.

Sa i përket mungesave të lojtarëve që do ti ketë përzgjedhësi Bernard Challandes, ai shprehet se selektori duhet të ketë shumë kujdes në zgjedhjen e futbollistëve adekuat për ti zëvendësuar titullarët tanë.

“Mendoj që përzgjedhësi e di këtë gjendje mirë dhe për ata ka ftuar edhe futbollist tjerë në kombëtare, pikërisht për ti mbuluar ato pozita, me futbollist adekuat (pozite për pozitë) dhe jo duke improvizuar, sepse improvizimet jo çdo herë dalin të suksesshme”, përfundoi ai.

Image

Kosova ka zhvilluar vetëm një ndeshje kualifikuese për Euro 2020, atë ndaj Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat