Kloppi i komenton lajmet se ai do të bëhet trajner i Juventusit

Futboll

Kloppi i komenton lajmet se ai do të bëhet trajner i Juventusit

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:54
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se ai nuk dëshiron të largohet nga “The Reds” dhe ka shtuar se lajmet për emërimin e tij në pozitën e trajnerit të Juventusit janë gjepura.

Kampioni i Serisë A është në kërkim të një trajneri të ri, pasi këtë muaj bëri të ditur se Massimiliano Allegri nuk do ta drejtojë skuadrën italiane sezonin e ardhshëm.

Simone Inzaghi i Lazios, Maurizio Sarri i Chelseat dhe Antonio Conte i papunësuar janë disa nga emrat që janë përfolur më së shumti për mundësinë e emërimit trajner i gjigantit italian.

Bordi drejtues i Juventusit i shohin Kloppin dhe trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, si kandidatët më të përsosur. Por, gjermani i largoi të gjitha dyshimet për të ardhmen e tij para finales së kësaj fundjave në Ligën e Kampionëve.

“Natyrisht që është një ligë që më pëlqen, Italia është një vend i bukur, por këto spekulime për emërimin tim në pozitën e trajnerit të Juventusit janë gjepura”, ka thënë Klopp për Sky Sports Italinë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë te ato lajme, nuk do të largohem nga Liverpooli. E njeh Serinë A shumë mirë, e ndjek atë dhe më pëlqen. Por, do të qëndroj në Liverpool”.

Liverpooli shpreson të shpallet kampion i Evropës për të gjashtën herë në histori më 1 qershor në “Wanda Metropolitano”, ku do të përballet me Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat