Futbollisti i Kosovës bëhet baba

Futboll

Futbollisti i Kosovës bëhet baba

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Bernard Berisha është bërë baba për herë të parë. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për lindjen e djalit të tij, të cilit ia ka vënë emrin Diar

Bernard Berisha është njeriu më i lumtur në botë sot.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës është bërë baba për herë të parë.

Ai ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për lindjen e djalit të tij, të cilit ia ka vënë emrin Diar.

“Mirë se erdhe në jetë biri jon DIAR BERISHA. Zotit i falenderojm per kete dhurat qe na dhuroj. Qenka ndjenja me e mira ne bot. Te duam pa fund”, ka shkruar anësori i Kosovës.

Berisha nuk është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet e qershorit me Malin e Zi dhe Bullgarinë, por, përpos që do t’i shikojë shokët e tij duke luajtur, do ta shijojë këtë periudhë edhe me engjëllin e tij.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat