Barcelona ofron para plus njërin mes Coutinhos dhe Dembeles për Neymarin

Futboll

Barcelona ofron para plus njërin mes Coutinhos dhe Dembeles për Neymarin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:40
Foto

Katalansit po mundohen ta kthejnë përsëri Neymarin në Camp Nou.

Barcelona është e gatshme të heq dorë nga Philippe Coutinho ose Ousmane Dembele për të nënshkruar me Neymar.

Daily Record raporton që klubi katalanas ka ofruar para plus njërin mes të lartpërmendurve për të bindur Paris Saint-Germainin që të lejojë largimin e yllit të tyre.

Ndërkohë edhe PSG është e gatshme të negociojë në rast të një oferte të mirë parash, nga e cila do të mund edhe të investonte për të bërë blerje të tjera.

Kujtojmë se PSG ka thyer rekordin për blerjen më të shtrenjtë në histori, duke i paguar Barcelonës në vitin 2017, plot 222 milionë euro për ta blerë Neymarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat