Zhardim vazhdon me Monakon, refuzohet Milani

Futboll

Zhardim vazhdon me Monakon, refuzohet Milani

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:42
Leonardo Jardim

Leonardo Zhardim do të vijojë të qëndrojë tek Monako edhe për sezonin e ardhshëm. Këtë e konfirmoi zv.presidenti Oleg Petrov, i cili tha se trajneri portugez do të jetë në krye të klubit nga Principata edhe për një sezon tjetër. Zhardim ishte një opsion për të zënë vendin e Xhennaro Gatusos tek Milan, por ende pa filluar tratativën klubi italian, Monako e “blindoi” edhe për sezonin e ardhshëm. Alternativë për të marrë drejtimin e Milanit mbetet trajneri i Lacios, Simone Inzagi. Ndërkohë që ishte studiuar edhe trajneri i Spal, Leonardo Semplici, por ky i fundit ka vendosur të qëndrojë tek skuadra ku po drejton tani, duke hedhur poshtë mundësinë e kalimit tek Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat