Shqiptarët “pushtojnë” Kroacinë - Bota Sot
Shqiptarët “pushtojnë” Kroacinë

Futboll

Shqiptarët “pushtojnë” Kroacinë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:07
Shqiptarët “pushtojnë” Kroacinë

Kroacia “pushtohet” nga shqiptarët, në futboll. Kjo shprehje mund t’i shkonte mjaft mirë përshtat këtij fakti, që do ta zbulojmë më poshtë. Natyrisht, duke iu referuar vetë medias kroate, e cila ka përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit në “1. HNL”, ju konfirmojmë se nga 11 emrat e këtij top-formacioni, dy prej tyre janë shqiptarë, pjesë e kombëtares kuqezi. Më konkretisht, fjala është për mbrojtësin Ardian Ismajli dhe sulmuesin Myrto Uzuni. 

Gjatë 36 javëve të këtij kampionati, të dy kuqezinjtë tanë treguan potencialin e madh me klubet e tyre. Në përfshirjen e lojtarëve në këtë top-formacion, sipas modulit 4-2-3-1, i cili është më popullori në futbollin europian, por edhe në mesin e trajnerëve kroatë, janë marrë parasysh disa aspekte. Ndër to ka vlejtur shpallja disa herë e secilit si “lojtari më i mirë i javës”. Ja dhe vlerësimi përkatës që bën “24sata.hr” për dy shqiptarët tanë, shkruan telesport. Ardian Ismajli (22 vjeç) - “Luan në Kroaci që nga viti 2016, por vetëm këtë sezon ka shkëlqyer, edhe duke shënuar. Përpara këtij sezoni, ai luajti kryesisht për ekipin e dytë të Splitit. Me potencialin e tij ishte intrigues për të dy trajnerët atje, Kopic dhe Carilla, por nuk pati shanse aktivizimi në vazhdimësi. Fizikisht është i përsosur, ka fizikun më të mirë në kampionatin tonë. Ai është i pakompromistë në çdo duel, nuk e ka problem aspak të përballet një kundër një me cilindo. Ai luajti 20 ndeshje në “HNL 1” këtë sezon, ka marrë 9 kartonë të verdhë. Ai duhet ta lexojë lojën më mire, me aq sa mundet, për të qenë një sprovë e madhe. Vitin e kaluar u zhvendos nga Kosova te Shqipëria dhe tashmë ka luajtur katër ndeshje me kombëtaren kuqezi. Kjo gjë do ta rrisë çmimin e tij. Për Ismajli, ndër të tjera, është e interesuar Atalanta, por nuk dyshojmë se disa klube do të trokasin për të kësaj vere”. 

Myrto Uzuni (23 vjeç) - “Për këtë lojtar ofensiv, Lokomotiva ka paguar një shumë prej gati 350 mijë euro. Ai erdhi nga Superliga e Shqipërisë, nga Laçi, me garancinë e Besnik Prengës. Uzuni e ka treguar veten si një goditje e madhe. Ai bashkëpunon në mënyrë ideale me Dejan Radonjiq, i cili në këtë simbiotikë shërben si “pykë”, ndërsa shqiptari vjen si sulmues i dytë. Paraqitjet e shkëlqyera me Lokomotiv u shoqëruan nga ftesa e kombëtares shqiptare. Kësisoji, ai ka grumbulluar tashmë pesë ndeshje me kombëtaren e vendit të tij. Në “HNL 1”, Uzuni ka luajtur 29 ndeshje, ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asiste”. 

Top-formacioni i sezonit në Kroaci: Kristijan Kahlina (26) - Luka Hujber (19), Ardian Ismajli (22), Zvonimir Sharlija (22), Domagoj Bradariç (19)- Darko Nejashmiç (20), Ivan Lepinjica (19) - Serder Serderov (25), Myrto Uzuni (23), Kristijan Lovriç (23)- Cherif Ndiaye (23).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...