Dybala, 80 milion euro për të!

Futboll

Dybala, 80 milion euro për të!

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:08
Dybala, 80 milion euro për të!

Paulo Dybala është njeriu që e ka vuajtur më shumë ardhjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi, pasi me portugezin në fushë, përshtatshmëria tyaktike duket se është minimale.

Kjo gjë është vërejtur qartë këtë sezon, ku argjentinasi ka luajtur shumë pak dhe mbi të gjitha, rrallë herë ka arritur të jetë vendimtar dhe bindës me paraqitjet e tij.

Pikërisht për këtë arsye, të shumtë janë ata që besojnë se ka ardhur fundi i aventurës së numrit 10 te Juventusi, ndërsa disa klube italiane dhe europiane janë gati të bëjnë ofertë për të.

Kështu gjatë ditës së sotme shtypi gjerman ka raportuar se Bayerni i Mynihut ka gati një ofertë pre 80 milionë eurosh, për të bindur Juventusin të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas.

Megjithatë ecuria e negociatave mbetet për t’u parë, pasi bardhezinjtë pretendojnë një minimalisht 100 milionë për kartonin e Dybalës, ndërsa vetë sulmuesi preferon të mbetet në Itali, ose të transferohet në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat