Mane i gatshëm për finale – Reali e kërkon me çdo kusht

Futboll

Mane i gatshëm për finale – Reali e kërkon me çdo kusht

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:51
Sadio Mane

Sadio Mane i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij që lidhet me një transfer të mundshëm tek Reali këtë verë.

Mane i cili shkëlqeu me Liverpoolin në Premierligë po ashtu edhe tani pret që të luajë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve – ka hedhur poshtë çdo spekulim rreth një transferi të tij në Real.

“Gjithmonë kjo është pjesë e futbollit, prandaj duhet të merremi me të, por për mua gjëja më e rëndësishme është Liverpooli dhe jam i lumtur këtu,” tha ai për spekulimet.

“Është gjithmonë një kënaqësi që skuadrat të kërkojnë, por mos të harrojmë Lievrpoolin. Ne mundëm ekipe të mëdha.

“Unë jam duke u përgatitur për një nga lojërat më të mëdha për klubin dhe tifozët dhe le që të përqendrohemi tek kjo ndeshje”, përfundoi Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat