Stadiumi në Studenqan të Suharekës mbështetet financiarisht me 350 mijë euro

Futboll

Stadiumi në Studenqan të Suharekës mbështetet financiarisht me 350 mijë euro

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:42
Stadiumi në Studenqan të Suharekës mbështetet financiarisht me 350 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremi. Në këtë takim, mes Ministrisë dhe Komunës u nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Ndërkaq projekti “Stadiumi në Studenqan të Suharekës” mbështetet financiarisht me 350 mijë euro dhe pritet të zbatohet gjatë viteve 2019-2020 ku edhe mjetet financiare do të ndahen në dy periudha kohore, 150 mijë euro për vitin 2019 dhe 200 euro mijë për vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat