Cavani pritet të lërë Parisin

Futboll

Cavani pritet të lërë Parisin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:48
Cavani pritet të lërë Parisin

Edison Cavani pritet të lërë Parisin këtë verë, ndërsa nga Spanja raportojnë se sulmuesi uruguaian i ka dhënë fjalën Diego Simeones se do të pranojë transferimin te Atletico e Madridit në fund të sezonit.

Tekniku argjentinas ka hasur jo pak vështirësi në dy sezonet e fundit me repartin e avancuar, aq sa edhe Diego Costa e Alvaro Morata nuk kanë arritur të shënojnë mjaftueshëm, ndaj ka kërkuar të sjellë pikërisht Cavanin në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë para se Atletico të bëjë një ofertë zyrtare drejt PSG-së, duhet që klubi të shesë spanjollin Diego Costa, i cili ka prishur marrëdhëniet me Simeonen dhe nuk shikohet më si titullar te Los Colchoneros.

Aktualisht për sulmuesin e kombëtares spanjolle ka oferta nga Kina, por vetëm pasi të ketë diçka konkrete, Simeone pritet të bëjë edhe një hap drejt blerjes së Cavanit, pasi për momentin reparti ofensiv është i ngarkuar me emra si Costa e Morata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat