Oriali i bashkohet Contes tek Interi

Futboll

Oriali i bashkohet Contes tek Interi

Më: 29 maj 2019 Në ora: 15:02
Lele Oriali dhe Antonio Conte

Zikaltërit kanë kthyer në skuadër njërin prej njerëzve më meritorë në sezonin e tripletës më 2010.

Lele Oriali është gati për një rikthim tek Inteir, pasi Giuseppe Marotta duket i bindur për ta bashkuar me Antonio Conten, ashtu si te kombëtarja italiane.

Oriali te Interi ashtu si te Italia do të mbajë postin e menaxherit të skuadrës dhe do të jetë njeriu që do të bëjë lidhjen mes futbollistëve dhe drejtuesve të klubit.

Ai kishte post drejtues në vitin 1999 dhe qëndroi në role të ndryshme deri në vitin 2010, në një karrierë që kulmoi pikërisht me tripletën.

Megjithatë bashkë me Jose Mourinhon, në verën e tij viti u largua edhe Oriali, për shkak të ideve të ndryshme që kishte me drejtorin teknik të asaj kohe, Marco Branca.

Me ardhjen e Contes dhe Orialit, Interi do të kompletojë njerëzit që do të punojnë jashtë fushe, kurse më pas do të nisin edhe përforcimet për skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat