Presidenti i Juventusit i shkon Sarrit në hotel, pas finales merret vendimi

Futboll

Presidenti i Juventusit i shkon Sarrit në hotel, pas finales merret vendimi

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:20
Andrea Agnelli

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është angazhuar personalisht në gjetjen e trajnerit të ri për bardhezinjtë, teksa favorit vijon të mbetet emri i Maurizio Sarrit, që aktualisht drejton Chelsean.

Numri një i bardhezinjve ka udhëtuar në Azerbajxhan për të ndjekur nga afër finalen e Europa Leagues mes Chelseat dhe Arsenalit, ndërsa për rastësi është sistemuar në hotel “Four Seasons”, i njëjti ku janë akomoduar edhe “blutë e Londrës”.

Gazetarët italianë të akredituar për finalen në Baku, raportojnë se Agnelli është përshëndetur me Sarrin në hotel, ndërsa vetëm pas përfundimit të finales, pritet që palët të ulen për një tjetër bisedë.

Drejtuesit e Juventusit vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin Massimiliano Allegri pas 5 sezonesh, ku ky i fundit arriti të shpallë po kaq herë kampion skuadrën nga Torino, si dhe ta çojë dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat