“Barcelonës i duhet Neymari për ta fituar Ligën e Kampionëve”

Futboll

“Barcelonës i duhet Neymari për ta fituar Ligën e Kampionëve”

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:23
Neymar

Legjenda e futbollit brazilian dhe Barcelonës, Rivaldo, beson se klubi katalonas duhet ta kthejë Neymarin në skuadër për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve sërish. Për më tepër, Rivaldo beson se Neymari do ta fitojë titullin e Kupës së Amerikës me Brazilin lehtësisht.

Neymari është duke u përgatitur me ekipin kombëtar të Brazilit para miqësoreve kundër Katarit dhe Hondurasit dhe ndeshjeve të Grupit A kundër Bolivisë, Venezuelës dhe Perusë.

Yllit të Paris Saint-Germainit iu mor shiriti i kapitenit të Brazilit këtë javë nga trajneri Tite, dhe iu dha bashkëlojtarit të tij në PSG-, Dani Alvesit.

Neymari kaloi në PSG  nga Barcelona verën e vitit 2018 për një shumë rekorde, 222 milionë euro. Që nga atëherë, ai i ka fituar dy tituj të Ligue 1 dhe një titull të Kupës së Francës, mirëpo tani po spekulohet për mundësinë e largimit të tij nga gjiganti francez.

“Ai është, sipas mendimit të përulur, futbollisti që i mungon Barcelonës për t’u shpallur kampione në Ligën e Kampionëve. Ai ka personalitet dhe shumë cilësi për ta fituar sërish dashurinë e tifozëve të Barcelonë dhe për të qenë më i miri në botë”, ka thënë Rivaldo.

Neymari shpreson se do të arrijë t’i ndihmojë Brazilit ta fitojë trofeun e Kupës së Amerikës këtë vit, për herë të parë që nga viti 2007. Rivaldo beson se 27-vjeçari do ta arrijë pikërisht këtë gjë.

“Mendoj se Brazili do ta fitojë Kupën e Amerikës me lehtësi. Nuk e shoh asnjë Kombëtare që mund ta mposhtë Brazilin, veçanërisht tani që është kthyer Neymari, i cili, për mua, do të jetë lojtari më i mirë i kësaj gare”, shtoi Rivaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat