Uzuni dhe Ismajli në formacionin e zbulimeve të vitit në Kroaci

Futboll

Uzuni dhe Ismajli në formacionin e zbulimeve të vitit në Kroaci

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:03
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni dhe Ardian Ismajli aktualisht janë të impenjuar me kombëtaren shqiptare, kjo për faktin se të dy kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Kroaci dhe meritë tashmë që kampionati kroat ka përfunduar, për të dy lojtarët shqiptarë nuk mungojnë vlerësimet.

Mbrojtësi i qëndrës që luan me Hajdukun e Splitit dhe sulmuesi anësor që aktivizohet te Lokomotiva e Zagrebit janë përfshirë në formacionin më të mirë të zbulimeve të sezonit në Kroaci nga faqja e specializuar “24sata.hr”, e cila ka bërë edhe një përshkrim të shkurtër për paraqitjet e çdo futbollisti që është përfshirë në 11-shen më të mirë.

ISMAJLI (22 vjeç) – “Në Kroaci është prej vitit 2016, por vetëm këtë sezon spikatur”. Në vlerësimin e bërë për mbrojtësin, theksohet potenciali i madh që ai ka dhe fakti që fizikisht është perfekt, ndërkohë që nuk fal në duelet një kundër një. ka edhe një minus, kartonët e verdhë, pasi këtë sezon është ndëshkuar nëntë herë dhe për këtë pjesë duhet bërë kujdes. Në analizën e bërë flitet edhe për interesimin e Atalantës, ndërkohë që pritshmëritë janë të mëdha që të ketë oferta të shumta. Mes të tjerash përmendet edhe grumbullimi dhe aktivizimi më kombëtaren shqiptar, gjë që i rrit edhe çmimin e kartonit.

Image

 

UZUNI (23 vjeç) – “Garanci e dhënë nga Besnik Prenga dhe rreth 350 mijë euro të paguara për kartonin e tij te skuadra e Laçit në Superiore. Një goditje e vërtetë”. Vlerësim pozitiv për beratasin, i cili në sezonin e tij të parë në Kroaci ka arritur të shënojë 7 gola dhe të japë 8 asiste. Shifra mjaft të mira. Mes të tjerash vihet në dukje kombinimi perfekt me Dejan Radonjiç, i cili i krijon mjaft hapësira Uzunit si sulmues i dytë. 29 ndeshje në kampionat për anësorin, ndërkohë që u bë edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe ka luajtur 5 sfida me fanellën kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat