Skuadra e PSG-së ka hedhur sytë nga mesfushori i Borussias

Futboll

Skuadra e PSG-së ka hedhur sytë nga mesfushori i Borussias

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:32
Skuadra e PSG-së ka hedhur sytë nga mesfushori i Borussias

Skuadra e PSG-së ka hedhur sytë nga mesfushori i Borussia Dortmund, Julian Weigl, që ka një kontratë deri në vitin 2021 me nënkampionët e Gjermanisë. Gjithsesi, ai mund të lërë ekipin gjerman për t’u transferuar në Francë për shumën e 30 milionë eurove. Trajneri Thomas Tuchel e konsideron si një përforcim të rëndësishëm për të ardhmen.

“Julian është një lojtar shumë interesant, më pëlqen”, tha Tuchel për “Eurosport”. Trajneri e njeh mirë mesfushorin 23-vjeçar, të cilin e ka stërvitur më parë kur ka qenë trajner i Borussia. Madje Tuchel e ka kërkuar edhe verën e kaluar, por ky transferim nuk u konkretizua.

Weigl luan që prej vitit 2015 me Borussia dhe në 143 ndeshje ka realizuar 3 gola me këtë ekip. Një mesfushor me tipare mbrojtëse, që do të sillte ekuilibrat e munguar te skuadra pariziene, ndaj dhe Tuchel është gati të paguajë klauzolën për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat