“AS”: Ferland Mendi , futbollist i ardhshëm i Realit

Futboll

“AS”: Ferland Mendi , futbollist i ardhshëm i Realit

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:03
Ferland Mendi

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Ferland Mendi është lojtari i ardhshëm i Real Madridit. Sipas “AS”, mbrojtësi i majtë i ka thënë “Po” trajnerit Zinedin Zidan për të kaluar nga Lioni në Madrid. Për largimin e 23-vjeçarit pak kohë më parë foli edhe presidenti i klubit francez, Zhan-Mishel Aulas që konfirmoi se tre lojtarë të klubit të tij do të largohen në verë. Presidenti Aulas pranoi se Nabil Fekir, Tangaj Ndombele dhe Ferland Mendi do të largohet nga Lioni. Shifrat e operacionit janë ato që do të përcaktohen në vijim, teksa është folur për 50-60 milionë euro që mund t’i kushtojë Realit kartoni i mbrojtësit të majtë, që do të jetë pasuesi i Marcelos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat