E bujshme, De Laurentiis nxjerr në shitje Napoli-n për 700 milionë euro

Futboll

E bujshme, De Laurentiis nxjerr në shitje Napoli-n për 700 milionë euro

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:24
Auerlio De Laurentiis

Auerlio De Laurentiis është gati të shesë Napoli-n? Përgjigjja për këtë pyetje ka ardhur nga "Sole 24 Ore" dhe, në mënyrë të pabesueshme, nuk është negative. Madje, numri një i klubit "axurr" ka marrë një ofertë të parë dhe e ka vlerësuar, duke hapur kështu një skenar të rëndësishëm për të ardhmen e klubit. 

Sipas gazetarit njohur italian, Carlo Festa, disa ndërmjetës kanë kontaktuar klubin dhe kanë paraqitur një ofertë fillestare prej 400 milionë eurosh, që është refuzuar nga De Laurentiis, i cili kërkon 700 milionë euro. 

Bilancet në rregull, të ardhura të vazhdueshme, një tifozeri e rëndësishme janë të gjithë këto faktorë ia rrisin vlerën klubit. De Laurentiis e di dhe, për herë të parë, po mendon me të vërtetë që të shesë Napoli-n për t'iu dedikuar projektit të tij të dytë që ka në botën e futbollit: rimëkëmbja e Bari-t. 

Ai synon të bëjë në Pulja  atë që ka arritur të bëjë në Kampania, të krijojë një model futbollistik të nivelit të parë në një qytet me një publik të zjarrtë dhe me mundësi të mëdha fitimi. Një plan më shumë  se i realizueshëm për De Laurentiis, ëndrra më e madhe e të cilit është të blejë një skuadër jashtë Italisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat