Man Utd është gati të bëjë gjithçka për De Ligtin

Futboll

Man Utd është gati të bëjë gjithçka për De Ligtin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha parash për mbrojtësin holandez, të cilin e kërkon edhe Barcelona

Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Përfaqësuesi holandez është bërë objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane, por Barcelona konsiderohet favorite pasi 19 vjeçari mund t’i bashkohet në “Camp Nou” bashkëlojtarit të deritashëm, Frankie De Jong.

Sidoqoftë, mediat angleze mëzojnë se United është i gatshëm ta bëjë një ofertë të parezistueshme, në mënyrë që ta bindë lojtarin dhe Ajaxin që ky transferim të realizohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat