Bastet e largojnë nga PSG, Mbappe pranë bardhezinjve

Futboll

Bastet e largojnë nga PSG, Mbappe pranë bardhezinjve

Më: 29 maj 2019 Në ora: 20:34
Kylian Mbappé

Kylian Mbappé në Premier League? Vetëm e pamundur që nuk është, sepse klube si Liverpool, Manchester City dhe Manchester United mund t’i lejojnë vetes që të blejnë talentin francez.

Sipas kompanive të basteve, një tjetër klub anglez mund të tentojë goditjen e bujshme: Newcastle, në prag të zyrtarizimit të blerjes së klubit nga sheiku Khalid bin Zayed Al Nahyan, kushëri i pronarit të “Qytetarëve”. 

Shumë faqe zyrtare të kompanive të basteve kanë hapur në fakt edhe opsionin për të vënë bast mbi Mbappe si futbollisti i ardhshëm i Magpies.

Një opsion ky që kuotohet me koeficientin 20, duke u renditur pas opsionit të Real Madrid dhe Manchester City si dy destinacionet më të mundshme dhe për rrjedhojë me koeficientin më të ulët. Ndërkohë qëndrimi te PSG as që konsiderohet nga shumë kompani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat